Google ADS

Shqipëria me numrin më të madh të përdoruesve të kokainës në botë për kokë banori

00:26 | 2 Maj 2022
Trina Galanxhi

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), nëpërmjet një statistike, njoftoi se Shqipëria është vendi me numrin më të madh të konsumuesve të drogës kokainë për kokë banori, me 3.7 për qind.

Pasuar nga Anglia/Uellsi, me 2.67 për qind. E treta në renditje është Australia me 2.6 për qind, Skocia 2.34 për qind, Spanja 2.2 për qind, Holanda 2.2 për qind, Mali i Zi 1.8 për qind, Uruguai 1.8 për qind, Argjentina 1.67 për qind dhe Danimarka 1.6 për qind.

Kjo statistikë përfshin moshën 15-64 vjeçare.

UNODC-ja publikon çdo vit raporte të shteteve me numrin më të madh të konsumuesve të drogave.

https://twitter.com/kos_data/status/1520522489524363265?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1520522489524363265%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.mk%2Fshqiperia-me-numrin-me-te-madh-te-perdoruesve-te-kokaines-ne-bote-per-koke-banori%2F

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme