Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, po bën përpjekje për të organizuar një takim mes Presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu pas një vizite në vendet e Amerikës Latine.
“Presidenti ynë po negocion me të dy liderët, ai i thërret ata kur është e nevojshme dhe gjithashtu ata e thërrasin”, tha ai, transmeton portal arbresh.info
Sipas tij, Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka shprehur gatishmërinë që të organizojë një vizitë në Rusi me disa nga liderët e disa vendeve, përfshirë edhe Erdoganin, nëse kjo mund të kontribuojë në qetësimin e situatës në Ukrainë.
“Venezuela ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe, së bashku me Brazilin, kanë deklaruar se do të dëshironin që lufta të marrë fund dhe Bolsonaro tha se nëse kjo do ta ndihmonte Erdoganin, ai është i gatshëm të organizojë një vizitë në Moskë nga një delegacion liderësh nga disa vende”, tha ministri i Jashtëm turk.
Ai nuk ka specifikuar se kur mund të bëhet kjo vizitë, apo kush mund të jetë në delegacion.
Më herët, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se nuk mund të përjashtohet mundësia e një takimi mes Putinit dhe Zelenskyt, por theksoi se takimi duhet të jetë i përgatitur në mënyrën e duhur për të dhënë rezultat./arbresh.info/
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...