Google ADS

Erdoğan: Uroj që Bajrami të sjellë paqe, qetësi dhe mirëqenie për mbarë njerëzimin

23:32 | 1 Maj 2022
Trina Galanxhi

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka publikuar mesazh urimi me rastin e Fitër Bajramit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“I kërkoj secilit anëtar të kombit tonë që ta kthejë këtë Fitër Bajrami në një ‘festë të madhe vëllazërimi’ gjatë së cilës 85 milionë njerëz përqafojnë njëri-tjetrin, pavarësisht nga origjina apo besimi i tyre”, tha Erdoğan në video-mesazhin e tij.

Ai uroi që Bajrami të sjellë paqe, qetësi dhe mirëqenie për Turqinë, kombin turk, botën islame dhe mbarë njerëzimin.

“Me rastin e festës së Bajramit, të mos harrojmë të vizitojmë jetimët, fëmijët e dëshmorëve, si dhe nënat, baballarët, të afërmit tanë… të mos harrojmë të sëmurët, nevojtarët, të moshuarit dhe të shtypurit që u strehuan në vendin tonë”, shtoi Erdoğan.

Ai falënderoi forcat e sigurisë që janë në detyrë “për mbrojtjen e atdheut” dhe përkujtoi dëshmorët e vendit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme