Gjendja e të plagosurve në Mramor është jashtë rrezikut për jetë

21:10 | 1 Maj 2022
A. B.

Gjendja e dy personave që u plagosën në fshatin Mramor të Prishitnës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Kështu tha  mjeku kujdestar më Qendren Klinke dhe Universitare të Kosovës Sami Bajçinca.

Bajçinca tha se njëri nga të plagosur është ende duke u operuar.

“Gjendja e të plagosurve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Njëri nga të plagosurit ka hyrë para një ore në sallën e operimit. Ka plagë shpuese në bark por nuk ka rrezik”.

“Ndërkaq tjetrit po i përcillet gjendja pasi ka një plagë në kukë, predha ka ngecur aty dhe ortopedët po e përcjellin gjendjen dhe do të vendosin se a do të operohet sonte apo ndonjë ditë tjetër deri të qetësohet gjendja”- tha Bajçinca./kk

lexo edhe:

Të shtëna me armë zjarri në Mramorë të Prishtinës, plagosen dy persona

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme