Turqia ka vendosur të mos marrë pjesë në stërvitjen e NATO-s “Tiger Meet” në Greqi muajin e ardhshëm për shkak të “provokimeve”, thanë burime të sigurisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Turqia ia ka njoftuar vendit pritës vendimin e marrë më 22 prill, shtuan burimet.
Mësohet se Athina ka shfrytëzuar mosmarrëveshjet e saj me Ankaranë dhe ka synuar Turqinë duke bërë ndryshime në rregulloret teknike të stërvitjes, të cilat ishin në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Duke qenë se kërkesat e Turqisë nuk u pranuan, ajo është tërhequr nga pjesëmarrja.
“Tiger Meet” është një nismë e NATO-s që synon të promovojë solidaritetin midis forcave ajrore aleate dhe mbahet çdo vit në vende të ndryshme. Stërvitja e këtij viti është planifikuar për 9-22 maj.
Brenda tetë muajve përfundon tuneli në Kurriz, Rama: Projekt...
Geci: Vëllait i kanë ndodhur disa raste të improvizuara nga ...
Qeshja e Thaçit me dëshmitarin Fadil Geci, Endriti e poston ...
Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë, p...
Neymar pas rikthimit: Fluturat në stomak para lojës janë gji...
Geci: Komunikata 59 është shkruar nga Thaçi