Suedia njoftoi se një avion luftarak rus ka shkelur hapësirën ajrore suedeze duke fluturuar mbi rajonin Blekinge, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të Forcave të Armatosura të Suedisë, thuhet se një avion luftarak rus në jug të rajonit Blekinge ka shkelur hapësirën ajrore suedeze dy ditë më parë.
Në deklaratë theksohet se avioni në fjalë është kthyer duke dalë nga kufijtë suedezë dhe i gjithë rasti është fotografuar.
Forcat Ajrore të Suedisë njoftuan më 2 mars se katër avionë luftarakë rusë fluturuan mbi ishullin Gotland, duke shkelur hapësirën ajrore suedeze.
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia
Shefi i EULEX-it: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, autorët d...
Policia del me reagim zyrtar për sulmin e kanalit të “Iber L...
Rohde: E dënojmë sulmin në Ibër Lepenc, Gjermania e gatshme ...
Paralajmërimi i Kurtit pas shpërthimit në Ibër Lepenc: Një p...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Kurti do të mbajë mbledhje të Kës...