Gjykata e Pejës e ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë së Pejës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë të dyshuarve për vrasjen që kishte ndodhur në mbrëmjen e 28 prillit në Klinë.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar njëri nga mbrojtësit e të dyshuarve, avokati Gëzim Kollqaku.
Kollqaku shtoi se ndaj pesë të dyshuarve Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.
Ndryshe, me 28 prill Prokuroria Themelore në Pejë kishte konfirmuar se një person ka vdekur, dy të tjerë janë plagosur derisa janë ndaluar pesë persona të dyshuar për gjuajtje me armë në Volljakë të Klinës.
Zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi kishte konfirmuar se pesë persona janë ndaluar për këtë rast.
Ndërkohë, të enjten, pas vrasje në Volljak të Klinës, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës, kishte treguar se ngjarja ka ndodhur para orës 21.
“Në orën 20:43, policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vendin e ngjarjes, është konstatuar se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare, pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, ka thënë Gashi në një përgjigje me shkrim për “Betimi për Drejtësi”.
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...