Durrës, nxjerret nga deti trupi i pajetë i një 60-vjeçari

10:35 | 1 Maj 2022
KRG

Një person i pajetë është nxjerrë nga deti në Durrës.

Viktima nuk është identifikuar ende.

Sipas policisë shqiptare bëhet fjalë për një shtetas rreth moshës 60 vjeç, 170 cm i gjatë, i cili mbante të veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe, atlete ngjyrë blu, trup i shëndoshë, i thinjur dhe me flokë pjesërisht të rëna.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas është mbytur në det.

Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit. /abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme