Google ADS

Tri ndeshje interesante do të zhvillohen sot në Superligë

08:51 | 1 Maj 2022
KRG

Ballkani nuk ka qenë kurrë më afër titullit të kampionit të Kosovës.

Skuadra nga Suhareka e dominoi fund e krye sezonin 2021/22, i cili do të mbyllet pas pesë xhirosh.

Ekipi portokalli e sheh veten në pozitë të lakmueshme me 11 pikë më shumë se Gjilani i vendit të dytë.

Therandasve do t’ju mjaftojë vetëm një pikë me Llapin në udhëtim për ta siguruar edhe matematikisht titullin.

Do të bëhej fjalë për një titull historik për Ballkanin, i cili në këtë mënyrë edhe do ta siguronte daljen e parë në Evropë.

Nga ana tjetër, fitorja i nevojitet edhe Llapit, i cili po lufton për të dalë në Evropë. Fituesi i Kupës dhe Superkupës synon t’i mbajë pikët në shtëpi.

Ndërkohë, Drita i bën gosti Drenicës, kurse Feronikeli i dorëzuar e pret Malishevën e rrezikuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme