Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se eqja e sanksioneve ndaj Rusisë është një pjesë kyçe e negociatave të paqes të vendit të tij me Ukrainën.
“Aktualisht, delegacionet ruse dhe ukrainase po diskutojnë çdo ditë përmes video-konferencës një draft të një traktati të mundshëm,” tha Lavrov në komentet për agjencinë zyrtare të lajmeve të Kinës Xinhuan, transmeton portal arbresh.info
“Bisedimet përfshijnë, ndër të tjera, çështjet e denazifikimit, njohjen e realiteteve të reja gjeopolitike, heqjen e sanksioneve, statusin e gjuhës ruse,” tha Lavrov, pa dhënë detaje tjera.
Negociatori i lartë ukrainas Mykhailo Podolyak, megjithatë, mohoi se ky ishte rasti.
Në komentet e postuara nga zyra e Presidentit Volodymyr Zelenskyy, ai tha se “çështja e sanksioneve ndërkombëtare globale kundër Federatës Ruse nuk është diskutuar fare” deri më tani në negociatat ruso-ukrainase.
“I takon të gjithë partnerëve tanë, së bashku me Ukrainën, të vendosin se cilat vendime duhet të merren për sanksionet dhe kur”, tha ai./arbresh.info/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...