Presidenti finlandez ,Sauli Niniste, ka deklaruar se synon të shpallë së shpejti qëndrimin e tij lidhur me anëtarësimin e mundshëm të vendit në NATO.
Gazeta gjermane Bild shkruan Presidenti finlandez në një intervistë për një gazetë finlandeze ka theksuar se do të shprehte mendimin e tij për anëtarësimin në NATO më së voni deri më 12 maj, transmeton portal arbresh.info
Presidenti dhe qeveria do të marrin një vendim të përbashkët për kandidaturën e mundshme të Finlandës për anëtarësim në aleancën ushtarake euroatlantike.
Ende nuk është zbuluar qëndrimi definitive i Finlandës për anëtarësim në NATO, pasi disa parti e kanë kundërshtuar atë, megjithatë ka shumë indikacione se Helsinki zyrtar mund të vendosë t’i bashkohet aleancës në javët e ardhshme.
Shteti baltik thuhet se po punon ngushtë me Suedinë fqinje, e cila është gjithashtu një partnere e NATO-s, por jo anëtare.
Ministri i Jashtëm finlandez Pek Havisto priti dje homologun e tij suedez En Linde, ku theksuan se të dy vendet do të marrin vendime “të njejta dhe në të njejtën kohë”./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...