Vëllimi ditor i eksporteve të Turqisë u rrit në një rekord të ri prej afro 2 miliardë dollarë të premten (29 prill), sipas ministrit të Tregtisë Mehmet Muş, transmeton Anadolu Agency (AA).
Shifra prej 1,956 miliardë dollarësh e arritur dje “është më e larta… në një ditë në historinë e Republikës”, shkroi Muş në një postim në Twitter sot.
Turqia vazhdon të arrijë suksese dhe është “tani në një korsi ndryshe në fushën e eksporteve”, duke çuar në prodhim më të lartë, investime dhe punësim, shtoi ai.
Sipas të dhënave më të fundit zyrtare, eksportet dhe importet e Turqisë në tremujorin e parë të këtij viti u rritën respektivisht me 20,6 për qind dhe 42 për qind, në 60,2 miliardë dhe 86,6 miliardë dollarë.
Vetëm në mars, eksportet e vendit arritën në 22,7 miliardë dollarë, që paraqet një rritje vjetore me 19,8 për qind, ndërsa importet u rritën me 30,7 për qind në 30,88 miliardë dollarë, sipas shifrave nga Instituti i Statistikave i Turqisë (TurkStat).
Destinacioni kryesor për eksportet turke muajin e kaluar ishte Gjermania me një vëllim prej 1,9 miliardë dollarësh, që paraqet rritje me 13,7% nga muaji i njëjtë i vitit të kaluar.
Pason SHBA-ja me 1,56 miliardë dollarë me një rritje vjetore me 25,6 për qind, ndërsa eksportet në Itali arritën në 1,27 miliardë dollarë, 30,5 për qind më shumë nga marsi i vitit 2021.
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...
Ruben Amorim merr vendimin e parë – bllokon largimin e yllit...
Mike Johnson: Programi i Trump-it nuk përfshin dëbimin e emi...
Gjesti dhe Xheneta sqarohen, diskutojnë gjerë e gjatë
Një qytetar nga Podujeva dorëzon në polici para të gjetura
Dita Botërore e foshnjeve të lindura para kohe – Një p...