Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se Ankaraja dhe Riadi kanë demonstruar një vullnet të përbashkët për të zhvilluar marrëdhëniet dypalëshe në nivelin më të lartë, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur me gazetarët në aeroplanin presidencial gjatë kthimit nga Arabia Saudite, Erdoğan tha se Turqia dhe Arabia Saudite janë të vendosura të vazhdojnë këtë përpjekje për interesat e përbashkëta dhe stabilitetin e rajonit.
“Unë besoj se vizita ime do të jetë lajmëtar i një epoke të re në lidhjet midis dy vendeve tona. Ne kemi treguar vullnetin tonë të përbashkët për të përmirësuar lidhjet mbi bazën e respektit dhe besimit të ndërsjellë, më qartë dhe në nivelin më të lartë”, tha ai.
Erdoğan tha se shpreson që përpjekjet e përbashkëta dypalëshe do të sjellin përfitime për të dy vendet dhe rajonin.
Në vizitën e tij dyditore në Arabinë Saudite, Erdoğan u takua me mbretin saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud si dhe Princin e Kurorës Mohammed bin Salman dhe diskutoi çështje të ndryshme ndërkombëtare, rajonale dhe dypalëshe.
“Ne u fokusuam në hapat e përbashkët që mund të ndërmarrim për të përmirësuar marrëdhëniet tona në të ardhmen… Unë përsërita mbështetjen tonë për sigurinë dhe stabilitetin e Arabisë Saudite”, tha presidenti Erdoğan.
Ai theksoi se Turqia gjithashtu i kushton rëndësi të madhe sigurisë dhe stabilitetit të rajonit të Gjirit.
Erdoğan po ashtu tha se Turqia dhe Arabia Saudite ranë dakord të riaktivizojnë “potencialin e madh ekonomik” me organizata që do t’i sjellin së bashku investitorët.
Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Arabisë Saudite u përkeqësuan vitet e fundit, por të dy vendet tani po kërkojnë të ringjallin lidhjet.
‘Epokë e re për të bërë miq dhe jo armiq’
Turqia ka qenë gjithashtu në negociata me Egjiptin, Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për normalizimin e marrëdhënieve.
Erdoğan e përshkroi epokën e re si një proces për të bërë miq dhe jo armiq, duke shtuar se lidhjet duhet të përmirësohen me vendet me të cilat “ne ndajmë të njëjtat besime dhe mendime”.
Ai tha se Turqia ka një rol vendimtar në marrëdhëniet rajonale me Egjiptin dhe Izraelin dhe nuk do të fitojë asgjë duke ndërprerë plotësisht lidhjet.
“Turqia ka një politikë ndaj Izraelit dhe një politikë e tillë është e mundur edhe me Egjiptin”, tha Erdoğan, duke shtuar se rezultatet pozitive tregojnë se hapa mund të ndërmerren edhe në një nivel më të lartë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...