Google ADS

Angelina Jolie filmohet duke vrapuar për në strehë pas rënies së sirenave në Lviv, Ukrainë

21:24 | 30 Prill 2022
Artan Maliqi

Aktorja e njohur Angelina Jolie është parë ditën e sotme në Ukrainë, më konkretisht në qytetin e Lviv-it në një orë të qetë. Por mesa duket gjërat janë përshkallëzuar më vonë gjatë ditës pasi mediat tashmë kanë publikuar një video të Jolie duke vrapuar drejt një strehe kundër bombardimeve.

Në pamjet e publikuar aktorja shihet ndërsa vrapon bashkë me një grup njerëzish që e shoqërojnë ndërsa në sfond dëgjohen sirenat e qytetit. Aktorja vetë gjeti kohë për të përshëndetur një nga qytetarët që po e filmonte dhe vijonte që të thoshte “jam në rregull” kur e pyesin njerëzit që e shoqëronin.

Jolie ka punuar si e dërguar speciale për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (OKB) për shumë vite, por specifikat e udhëtimit të saj në Ukrainë sot janë të paqarta. /abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme