Austria po kërkon punëtorë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut

20:03 | 30 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Do të bëhet më e lehtë për shtetasit e kualifikuar të vendeve të treta të punojnë në Austri.

Qeveria e Austrisë ka kërkuar mënyra për ta bërë më të lehtë aksesin në tregun e punës për punëtorët e kualifikuar nga vendet e treta, njofton albinfo.at.

Kjo do të thotë se njerëzit nga vendet evropiane që nuk janë anëtarë të BE-së ose të Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE), ku përfshihet Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj., mund të kenë lehtësi për t’u punësuar në shtetin austriak.

Referuar statistikave, thuhet se aktualisht ka 24,000 vende të lira pune në Austri dhe ekspertët e biznesit thonë se duan që punëtorët e huaj të kualifikuar të kenë akses më të lehtë në tregun austriak të punës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme