Mediat lokale në Drenas: Vdes zyrtari policor, humbi jetën pasi ra në bunar

19:38 | 30 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Mediat lokale në Drenas po raportojnë për vdekjen e një zyrtari policor nga kjo komunë.

Zyrtari policor dyshohet të ketë humbur jetën pasi ka rënë në bunar, sipas mediave lokale.

Arbresh.info ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje.

Mediumi do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin…

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme