Google ADS

Festa e kampionit, Benzema dhe Marcelo ngritin lartë trofeun – pastaj spektakli vazhdon në fushë

19:05 | 30 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Real Madridi me fitoren ndaj Espanyolit ka arritur të sigurojë titullin e kampionit katër ndeshje para fundit të La Ligas.

Ky është titulli i 35-të në histori të klubit mbretëror, që vjen në drejtimin e Carlo Ancelottit.

62-vjeçari ka fituar trofeun e 22-të të karrierës së tij, ndërsa është i pari në La Liga.

Kapitenët, Marcelo dhe Karim Benzema shkuan dhe morë trofeun në shkallët e stadiumit.

Lojtarët e Real Madridit të gjithë të buzëqeshur i prisnin në fuyshë. Ata po kënaqen dhe kalojnë mirë me njërin-tjetrin. Askush nuk lëviz nga “Santiago Bernabeu”.

Lojtarët dhe stafi po ashtu veshën bluzat përkujtimore dhe kapelat me numrin 35.

Në festë u bashkuan edhe familjet e lojtarët dhe së bashku në fushën e “Santiago Bernabeu”, këndohej kënga “Let’s Go Champions.

Pastaj edhe një xhiro nderi për t’i treguar trofeun gjithë tifozëve që ishin në stadium.

Festa do të vazhdojë në rrugët e Madridit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme