Një shpërthim i fuqishëm vrau më shumë se 50 besimtarë pas lutjeve të së premtes në një xhami në Kabul, tha udhëheqësi i saj, i fundit në një seri sulmesh ndaj objektivave civile në Afganistan gjatë muajit të shenjt të Ramazanit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi goditi xhaminë Khalifa Sahib në perëndim të kryeqytetit në orët e para të pasdites, tha Besmullah Habib, zëvendës-zëdhënës i ministrisë së Jashtme, i cili tha se numri zyrtar i konfirmuar i të vdekurve ishte 10.
Sulmi erdhi derisa besimtarët në xhaminë sunite u mblodhën pas lutjeve të së premtes për një kongregacion të njohur si Zikr – një akt i përkujtimit fetar i praktikuar nga disa myslimanë, por që shihet si heretik nga disa grupe sunite të linjës së ashpër.
Sayed Fazil Agha, kreu i xhamisë, tha se dikush që ata besonin se ishte një kamikaz u bashkua me ta në ceremoni dhe shpërtheu eksploziv.
“Tymi i zi u ngrit dhe u përhap kudo, kufoma kishte kudo”, tha ai për Reuters, duke shtuar se nipat e tij ishin në mesin e të vdekurve. “Unë vetë mbijetova, por humba të dashurit e mi”. /Telegrafi/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...