Amir Rrahmani shënon ndaj Sassuolos në stilin e një qendërsulmuesi

17:28 | 30 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani ka shënuar në fitoren 6-1 të Napolit ndaj Sassuolos në pasditen e sotme (e shtunë).

Napoli ka fituar me rezultat të thellë 6-1 në shtëpi ndaj Sassuolos në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të në Serie A.

Njëri nga golat në këtë takim u shënua nga kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili gjeti rrjetën në stilin e një qendërsulmuesi.

Rrahmani ishte i saktë në zonë duke pranuar një top nga Mateo Politano dhe duke shënuar për epërsinë 6-0.

Goli i kapitenit të Kosovës erdhi në minutën e 80-të.

Ky ishte goli i katërt i djaloshit prishtinas në këtë sezon në Serie A.

Golat tjerë për Napolin u shënuan nga Kalidou Koulibaly (7’), Victor Osimhen (15’), Hirving Lozano (19’) dhe Dries Mertens (21’, 54’).

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme