Gjermania ka iniciuar një rast kundër Italisë në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara, pasi Roma vazhdon të lejojë viktimat e krimeve naziste të kërkojnë kompensim nga shteti gjerman, edhe pse më herët një vendim kishte thënë se kompensime të tilla shkelin ligjin ndërkombëtar.
Rasti i ngritur nga Gjermania në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë thotë se Italia vazhdon të lejojë aplikimet për kompensim të dërgohen në gjykatat vendore, pavarësisht një vendimi të kësaj gjykate më 2012 që tha se kjo shkelë të drejtat e Berlinit për imunitet sipas ligjit ndërkombëtar.
Berlini thotë se që prej vendimit të vitit 2012, ata kanë pranuar mbi 25 kërkesa të reja për kompensim, që janë bërë në Itali kundër shtetit gjerman, përmes së cilave kërkohet kompensim për krimet e kryera nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në shumë prej këtyre rasteve, gjykatat e kanë urdhëruar Gjermaninë që të paguajë për kompensim.
Në dy raste, me qëllim që të paguhen kompensimet, gjykatat italiane kanë tentuar të sekuestrojnë pronat që shteti gjerman ka në pronësi në Romë.
Gjermania tha se tani ka ngritur këtë rast në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për shkak se një gjykatë italiane ka thënë se duhet të vendoset që deri më 25 maj nëse do të shiten ndërtesat në Romë, disa prej të cilave përdoren nga institucionet kulturore, historike dhe të arsimit të Gjermanisë.
Gjermania i ka kërkuar gjykatës që të ndërmarrë masa të përkohshme në mënyrë që Italia të mos vendosë në ankand publik pronat gjermane. Ende nuk dihet se kur gjykata do të marrë vendim për masa të përkohshme, por pritet që kjo të ndodhë brenda disa javësh.
Në përgjithësi, Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i duhen vite për të dhënë vendim përfundimtar për raste të tilla.
Mosmarrëveshjet lidhur me kërkesat për kompensim për shkak të dëmeve gjatë Luftës së Dytë Botërore kanë nisur më 2008, kur gjykata më e lartë italiane vendosi që Gjermania duhet të paguajë rreth 1 milionë euro për familjet e nëntë personave që ishin në mesin e 203 të vrarëve nga ushtria gjermane në Civitella të Toskanë më 1944.
Pas kësaj, një numër i vogël i kërkesave për kompensim u bënë.
Gjermania argumenton se tashmë ka kompensuar padrejtësitë e Luftës së Dytë Botërore përmes traktateve të paqes dhe reparacioneve në vendet e prekura, duke paguar miliarda dollarë që nga përfundimi i luftës dhe mposhtjes së regjimit nazist më 1945. /REL/
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...