Sapo jam kthyer nga një udhëtim katër-ditor në Ballkan dhe, siç e kam zakon pas udhëtimit tim diplomatik, e kam shkruar një raport të sinqertë, të prapaskenave të udhëtimit tim. Pra, në vijim mund ta lexoni raportin e shkurtër të vizitës sime në Serbi, Kosovë, Bosnje – Hercegovinë dhe Belgjikë.
Konektikati (Connecticut) është shtëpia e një komuniteti të madh dhe aktiv shqiptar. Është ky komunitet dhe shqetësimet që ata m’i kanë ngritur mbi gjendjen e brishtë të paqes në atdheun e tyre, që fillimisht ngjalli interesin tim për ta vizituar Evropën Juglindore. Por, ndërkohë që kam udhëtuar përsëri në Ballkan gjatë dekadës së fundit në rolin tim si anëtar i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, kam fituar një vlerësim për mënyrën sesi rajoni – një vend ku shpesh nisin konfliktet globale – është një rajon kyç për Shtetet e Bashkuara dhe gjithnjë e më shumë një fushëbetejë midis interesave të SHBA-së dhe Rusisë.
Menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës, senatori i New Hampshire Jeanne Shaheen – udhëheqësja tjetër e Senatit për Ballkanin – dhe unë filluam ta diskutonim rëndësinë e një udhëtimi të Kongresit në Ballkan. Teksa shikonim kolegët tanë të tjerë të fokusuar në Ukrainë duke bërë pelegrinazhe në Poloni dhe në Baltik, e dinim se objektivi i ardhshëm i Rusisë mund të mos ishte një shtet i NATO-s, por në vend të kësaj një grup i konflikteve të mundshme të vendeve të vogla në cepin juglindor të Evropës. Ballkani tani ka më shumë se njëzet vjet pas luftërave civile në vitet 1990, por paqja atje mbahet bashkarisht përmes fijeve të brishta dhe, ndërkohë që suksesi i Ukrainës në luftë po e bën Putinin gjithnjë e më të dëshpëruar, ai ka të ngjarë t’i kthehet Ballkanit – ku ai ka ndikim dhe përfaqësues – të përpiqet të krijojë probleme për Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.
Ne e ftuam gjithashtu senatorin republikan Thom Tillis nga Karolina e Veriut për të na u bashkuar. Të hënën në mbrëmje pas Pashkëve, Shaheen, Tillis dhe unë e nisëm udhëtimin tonë./alsat/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...