Pothuajse çdo ndërtesë në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal, streha e fundit e Ukrainës në Mariupol, është shkatërruar, tregojnë imazhet e reja satelitore nga Maxar Technologies.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, aty ka vrima të mëdha në çati – shenja të një sulmi ushtarak. Disa çati janë shembur plotësisht, dhe disa ndërtesa janë kthyer në rrënoja.
This off-nadir satellite image captured by @Maxar‘s WorldView-3 shows the utter destruction at the Azovstal steel plant in Mariupol. First image shows the overview of the plant, second image slightly more close-up, and closest view of a part of the site is the third image. pic.twitter.com/RcmZShnv5e
— Christiaan Triebert (@trbrtc) April 30, 2022
CNN ka raportuar më parë se forcat ukrainase dhe qindra banorë të mbetur janë strehuar në bodrumet e thella në fabrikën e çelikut.
Ndërkohë është e paqartë nga imazhet satelitore të marra të premten nëse ndonjë nga sulmet ushtarake ka shkatërruar ndonjë nga objektet e bodrumit.
Sviatoslav Palamar, një komandant i Regjimentit Azov në uzinë, i tha CNN të premten se uzina është granatuar intensivisht nga artileria, anijet dhe sulmet ajrore.
“Ka bodrume dhe bunkerë që nuk mund t’i arrijmë sepse janë nën rrënoja”, ka thënë Palamar. “Ne nuk e dimë nëse njerëzit atje janë gjallë apo jo. Ka fëmijë nga katër muaj deri në 16 vjeç. Por ka njerëz të bllokuar në vende ku nuk mund të shkosh”.
Ndërkohë bëhet e ditur se një mision i Kombeve të Bashkuara dhe Kryqi i Kuq po negociojnë për sigurimin e evakuimit të qindra njerëzve vendas që janë bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal, tha kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadim Boichenko.
Duke folur në televizionin ukrainas të shtunën, ai u bëri thirrje “të gjithë partnerëve ndërkombëtarë të bashkohen për një qëllim – për të shpëtuar jetën e vendasve, për të shpëtuar kështjellën dhe ata vendas që tani fshihen në strehimoret e bombave Azovstal”.
“Misioni i OKB-së dhe Kryqi i Kuq po negociojnë. Ne jemi duke pritur për rezultatet e këtyre bisedimeve. Ne presim [të shohim] nëse do ta kemi këtë korridor dhe do të shpëtojmë jetën e qindra banorëve tanë të Mariupolit”, citohet të ketë thënë Boichenko.
Zyra e Presidentit ukrainas tha të premten se kishte një plan për evakuimin e Azovstal, por zyrtarët ukrainas theksuan më vonë se rusët kishin bllokuar hyrjen në termocentral. /Telegrafi/
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...