Dy autobusë të dërguar për të shpëtuar civilët nga një qytet ukrainas nën sulme të rënda nga forcat ruse raportohet se janë zhdukur.
Madje, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, një zyrtar ushtarak nga Popasna, në rajonin e Donbas, tha se një nga dy autobusët, të drejtuar nga vullnetarë, ishte nën zjarr brenda qytetit të vogël.
Mikola Khanatov tha se nuk kishte asnjë lajm për automjetin e dytë – një autobus shkollor i drejtuar nga një mësues lokal.
Një nga vullnetarët, Galina Kroshka, tha se tre autobusë ishin dërguar në Popasna të premten për të ndihmuar në evakuimin e qindra civilëve. Por dy autobusë nuk arritën të kthehen në qytetin e Bakhmut.
“Jemi shumë të shqetësuar. Autobusët tanë nuk u kthyen dhe ne nuk kemi pasur asnjë kontakt me ta që nga dje. Ne nuk mund të shkojmë vetë në Popasna derisa situata të jetë më e qartë”, ka thënë Galina, e cila me burrin e saj ka transportuar civilë dhe ndihma humanitare midis qyteteve për disa javë.
Popasna është kontestuar ashpër javët e fundit, por ka raporte se forcat ruse tani kontrollojnë pothuajse të gjithë qytetin. /Telegrafi/
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...