Johnny Depp dhe truproja e tij janë të afërt – por me sa duket jo aq afërt.
Në gjyqin kundër ish-gruas së Depp, Amber Heard, procedurat u kthyen në një skenë humori, pasi Malcolm Connolly, agjenti i sigurisë i yllit të “Pirates of the Caribbean”, u pyet nëse ai kishte parë ndonjëherë penisin e punëdhënësit të tij, transmeton portal arbresh.info
“Mendoj se do të më kujtohej nëse do ta kisha parë penisin e Depp”, tha ai, duke shkaktuar një shpërthim të qeshurat nga Depp dhe të tjerët në sallë.
Qeshja e Connelly-t erdhi si përgjigje ndaj avokatit të Heard, i cili pyeti nëse i besuari mund të përshkruante anatominë e tij – sipas dëshmisë së mëparshme se aktori ishte kapur duke urinuar në hollin e shtëpisë së ish-dashnorëve.
Pyetja e pakëndshme i referohet udhëtimit të mirë-raportuar të çiftit në Australi në vitin 2015, ku gjithashtu u fol edhe për gishtin e prerë.
Situatat e krijuara e gjatë udhëtimit, Connelly, një ish-gardian burgu, i përshkroi si “kaos”.
Connelly, i cili iu drejtua gjykatës përmes Zoom, gjithashtu e karakterizoi çiftin si “të bukur dhe simpatik” dhe theksoi se në fillimet e lidhjes, dashuria e tyre ngjante me atë të “dy pëllumbave”.
Depp, 58, po padit Heard, 36, me një pretendim shpifje prej 50 milionë dollarësh për një shkrim që ajo shkroi për dhunën në familje për Washington Post, për të cilin shumë besojnë se ishte frymëzuar nga marrëdhënia e tyre e trazuar./arbresh.info/
https://twitter.com/ReemDepp/status/1519781929394089984
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...