Google ADS

Zënka nisi me akuzat për tradhti e përfundoi me vrasje, detaje të reja për çiftin kosovar në Francë

09:08 | 30 Prill 2022
L G

Prokurori publik ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen tragjike të së martës (26 prill), kur çifti me origjinë nga Kosova u gjetën të vdekur në banesën e tyre në Epinal të Francës.

Sipas prokurorit, deri te zënka me epilog tragjik ka ardhur pasi bashkëshorti ka akuzuar gruan e tij për tradhti.

“Gruaja u vra nga burri i saj”, konfirmoi prokurori publik i Epinalit, Frédéric Nahon, këtë të premte, pas mbledhjes së fakteve.

Sipas tij, autopsia ka zbuluar disa plagë me thikë, duke përfshirë edhe plagë mbrojtëse në trupin e gruas 44-vjeçare.

“Më tej thuhet se burri e theri gruan e tij për vdekje para se ta kthente armën kundër vetes, në prani të tre prej tetë fëmijëve të tyre”, tha prokurori të premten, për mediat franceze, transmeton Telegrafi.

“Gruaja u vra nga burri i saj. Ky i fundit ka përdorur të njëjtën thikë për të vrarë veten”, tha prokurori publik i Epinalit, Frédéric Nahon.

Nga autopsia u zbuluan “disa plagë me thikë, duke përfshirë edhe plagë mbrojtëse” në trupin e 44-vjeçares.

“Hetimi konfirmoi se një zënkë verbale mes prindërve shpërtheu mëngjesin e së martës, ku bashkëshorti 45-vjeçar akuzoi gruan e tij për ‘gjoja pabesi’”, shtoi prokurori.

Sipas prokurorit, ngjarja ka ndodhur në banjën e banesës kur njëri nga fëmijët pas theu derën dhe zbuloi trupat e pajetë të prindërve të tij.

Familja, me origjinë nga Kosova, jetonte në Francë që nga viti 2018 dhe kishte statusin e refugjatit.

Çifti bashkëshortor kishte tetë fëmijë, tre prej të cilëve ishin të rritur. Shtatë nga fëmijët jetonin ende me prindërit e tyre dhe pesë të miturit ishin në shkollë.

Sipas prokurorit Nahon, çifti nuk ishte i njohur për organet e drejtësisë dhe nuk ishte paraqitur asnjë ankesë për dhunë në familje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme