Barcelona po tenton të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Chelseat, Romelu Lukaku këtë verë, raporton Marca.
Blaugranët e kanë kthyer vëmendjen te belgu pasi u zhgënjyen në përpjekjet e tyre për të transferuar Robert Leëandoëskin dhe Erling Haalandin.
Lukaku iu bashkua Chelseat për 115 milionë verën e kaluar, por 28-vjeçari ka luftuar për të gjetur formën e tij më të mirë, duke shënuar vetëm pesë gola në Ligën Premier në 23 paraqitje.
Andaj, ai është duke synuar që të largohet nga The Blues në këtë afat kalimtar të kësaj vere.
Klubi kaalunas shpreson që të transferojë Lukakun për një shumë rreth 70 milionë euro, gjë që do të ishte vështirë ta bindej Chelsean.
Skuadra londineze do të kërkojë së paku 90 milionë euro për ta lënë belgun të largohej nga Stamford Bridge, derisa synimi i lojtarit është që të rikthehet te Interi. /Telegrafi/
E akuzoi qeverinë për djegien e IML-së, Haxhiu i bën thirrje...
Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, arrestohet edhe një person –...
Gërvalla niset për në Bruksel, do të paraqes situatën aktual...
U akuzua që nuk solli njohje të reja, Kurti: Nuk i kemi prem...
Maqedonci: Në asnjë moment, në asnjë rast, ushtarët e FSK-së...
Kurti – ambasadorëve: Radoiçiqi vazhdon të organizoj s...