Google ADS

Pentagoni e konfirmon: SHBA-ja po stërvitë ukrainasit

01:23 | 30 Prill 2022
Trina Galanxhi

Ushtria amerikane ka filluar trajnimin e ushtarëve ukrainas në bazat ushtarake amerikane në Gjermani, ka njoftuar Pentagoni.

“Ky është një trajnim shtesë për përdorimin e sistemeve të artilerisë, sistemeve të radarëve dhe mjeteve të blinduara, të cilat së fundmi i kemi shpallur si pjesë e paketës së ndihmës ushtarake”, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në një konferencë të rregullt për shtyp, raporton CNN.

Kirby shtoi se amerikanët po trajnojnë ukrainasit në “rreth tre” lokacione jashtë Ukrainës, nga të cilat Gjermania është një prej tyre./blic/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme