Kryetari i Bashkisë se Tiranes, Erion Veliaj ka mbërritur menjëherë në vendin ku një automjet është përplasur me autobusin dhe është interesuar për shëndetin e pasagjerëve të dy mjeteve.
“Sot kemi pasur një aksident në buzën e Lanës, në zonën që është tek pallatet “Agimi”, shumë pranë drejtorisë së policisë, midis një autobusi dhe një makine, në një qytet që lëvizin 200-220 mijë mjete në ditë. Është një aksident i pafat, ku kemi 5 të lënduar lehtë. Menjëherë pas inspektimit do të shkoj në spital për të parë si janë të lënduarit. Pjesa e dramës njerëzore mbaron këtu. Ajo që do na duhet është që të lejojmë policinë të kontrollojë të gjitha kamerat, të bëjë të gjitha matjet, të shikojë të gjitha gjurmët e gomave dhe të kuptojmë se çfarë e shkaktoi aksidentin. Ajo që do t’ju kërkoja të gjithëve është që të mos bëjmë atë që bëjmë zakonisht, kur bëhemi ekspertë për gjithçka. Të lëmë profesionistët e policisë, te zjarrfikëses, dhe inxhinierët që do të merren me mënyrën sesi do të zhvendosen të dyja mjetet nga Lana. Kur të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën, këto të tjerat janë gjëja më e parëndësishme, do të gjejmë një mënyrë si t’i lëvizim”, u shpreh Veliaj./tch/
Nënshkruhen dy marrëveshje të grantit për energji efiçiente ...
Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës merr pjesë në garat evrop...
Shqipëri/ Dhuna para Kuvendit, nën hetim 7 deputetë demokrat...
Rreziku nga përmbytjet në Shkodër, mblidhet Komisioni i Mbro...
Suhareka do bëhet me stadium të ri, komuna ndanë 13 hektarë ...
10 vjet nga Procesi i Berlinit, diskutohen arritjet, mundësi...