Google ADS

Moti në fundjavë, shi dhe bubullima

07:21 | 30 Prill 2022
Trina Galanxhi

Fundjava do të jetë me mot jostabil, me të reshura shiu dhe bubullima. Kurse, në fillim të javës së ardhshme temperaturat do të jenë në rënie të lehtë.

Ditën e shtunë do të ketë edhe intervale më të gjata me diell, me reshje shiu përreth viseve malore. Të dielen do të ketë zhvillime edhe të rrebesheve të shiut me bubullima.

Prishtina Weather ka njoftuar se “më shumë të reshura shiu paraqiten ditën e hënë dhe të martë, ku të hënën mund të jenë më të vazhdueshme, e të martën edhe me bubullima. Të mërkurën do të ketë edhe intervale me diell, derisa pasdite me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu”.

Indeksi i cilësisë së ajrit në këto ditë fundjavë do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.

30.04 – Diell e vransira. Vonë pasdite përreth viseve malore priten mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.
1.05 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe priten edhe rrebeshe shiu me bubullima.
2.05 – Kryesisht vranët e më freskët. Paradite riga lokale shiu, e pasdite reshje më të vazhdueshme shiu.
3.05 – Kryesisht me vransira dhe të reshura shiu, që pasdites shoqërohen edhe me bubullima.
4.05 – Vransira e diell. Pasdite vende-vende mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.

“Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 8C, e maksimalet zbresin deri në 15C të hënën, e më pas me një rritje graduale deri në 19C të mërkurën”, njofton Prishtina Weather.

Nga e diela frynë erë kryesisht nga juglindja e lehtë dhe mesatare 4-11m/s.

Shtypja atmosferike në rënie përreth vlerave normale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme