Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka vizituar të plagosurit e aksidentit të ndodhur në Tiranë para pak minutash.
Nga spitali i Traumës, Manastirliu tha se gjendja e të lënduarve është e mirë dhe se që në ndihma ndaj të plagosurve është dhënë në kohë reale.
“Keni shpëtuar për mrekulli, ka qenë realisht një mrekulli. Falë zotit keni shpëtuar. Me dëmtime të lehta të rekuperueshme thonë mjekët. Unë qëllova aty. Ishin dy çuna të lagjes që ju kanë nxjerrë. Ambulanca ka ardhur në kohë. I kemi nxjerrë në kohë reale. Direkt ka ardhur ambulanca”, tha Manastirliu.
Në aksidentin e frikshëm të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një autobuz i linjës, i mbushur me pasagjerë ka përfunduar në Lumin Lanë, kanë mbetur të plagosur 5 qytetarë të cilët janë transportuar menjeherë në spitalin e Traumës ku sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë ardhur në ndihmë shumë ambulanca por ajo që bie në sy është Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila ka mbërritur menjëherë personalisht në vendin e aksidentit./topchanel/
Rohde falënderon Kosovën për mbështetjen pas sulmit në Gjerm...
Festat e fundvitit, fluks i shtuar i udhëtarëve në Kakavijë
Pritje mbi një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë për të hyrë në ...
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...