Google ADS

Pacolli: Aeroporti i Vlorës investimi më i madh privat në Shqipëri

22:29 | 29 Prill 2022
S D

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka inspektuar nga afër punimet në aeroportin e Vlorës, bashkë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, shkruan arbresh.info.

“Sot me Kryeministrin Edi Rama, ministren  Balluku, zëvendëskryeministrin Ahmeti dhe menaxhmentin e kompanisë Mabetex, inspektuam punimet në aeroportin e Vlorës.  Gjithçka po shkon sipas planit dhe hapja për trafikun ajror do të jetë në verën e vitit 2024’, ka shkruar Pacolli.

Tutje ai ka thënë se ky investim është më i madhi si investim privat në Shqipëri që pritet të arrijë mbi 350 milionë euro.

“Aeroporti i Vlorës është një investim i kompanisë Mabetex dhe pas realizimit të të gjitha fazave, investimi do të arrijë mbi 350 milionë euro dhe si i tillë përfaqëson investimin më të madh  privat në Shqipëri”, ka shkruar ai./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme