Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, është duke zhvilluar turneun e saj botërore, “Future Nostalgia”.
Pas një sërë koncertesh të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo ka zbarkuar më në fund në Evropë dhe pritet ta përmbyllë turneun në fund të këtij viti në Australi.
Ajo në një intervistë të fundit me Rachel Martin të Morning Edition nga ndalesa e turneut të saj në Glasgow, foli për sukseset e saj në arenën ndërkombëtare, ku sigurisht nuk harroi të përmendte edhe periudhën kur jetoi në Kosovë.
Dua u shpreh se ishte adoleshente kur vendosi të ri-largohej nga Kosova, pas një kthimi që kishin bërë familja e saj kur ajo ishte 11 vjeçe.
Lipa tha se e pati të pamundur nisjen e karrierës së saj në vendlindje, pasi ndjente se duhej të ndodhej në Londër, në mënyrë që të depërtonte në tregun e huaj.
“Kur jetoja në Kosovë nga mosha 11 deri në 15 vjeç, më pëlqente të merresha me muzikë, por thjesht ndihesha se nuk kishte asnjë mënyrë që të mund të depërtoja përmes zhurmës pa qenë në një vend ku gjithçka ndodhte. Ndihesha sikur duhej të isha në Londër për ta bërë realitet ëndrrën time. Kjo është ajo që ndjeva se duhej të bëja dhe ku duhej të isha”, tha Lipa.
Ajo gjithashtu nuk u ndal pa treguar se sa i vështirë ishte transferimi nga Mbretëria e Bashkuar në Kosovë, në vitin 2009.
“Unë isha shumë i emocionuar për atë. Kur je në Londër në moshën 11-vjeçare, mbaron klasën e gjashtë dhe më pas do të shkosh në një shkollë të mesme. Të gjithë miqtë e mi do të shkonin në shkolla të ndryshme, dhe në vend që të shkoja në një shkollë tjetër, unë do të shkoja në një vend tjetër. Shqipja ishte gjuha ime e parë, e flisja në shtëpi dhe më pas anglishtja ishte diçka që bëja në shkollë dhe flisja me miqtë e mi. Ishte thjesht një periudhë shumë interesante dhe emocionuese e jetës sime. Isha gjithashtu shumë e emocionuar nga ideja që njerëzve nuk do t’iu dukej emri im Dua aq i çuditshëm sa në Londër”, u shpreh këngëtarja e hitit “Levitating”.
Pas kthimit të saj në Angli, bukuroshja me origjinë shqiptare nisi të ngjisë majat e suksesit me publikimin e disa projekteve muzikore që rezultuan të suksesshme, ku e para që i dha një shtysë të fortë drejt depërtimit ishte kënga “Be the one”
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale