Google ADS

​Komandot e FSK-së stërviten nga instruktorët e forcave britanike

21:58 | 29 Prill 2022
S D

Komandot tona të FSK-së po stërviten për shkathtësi të zbulimit nga instruktorët e forcave britanike dhe instruktorët tanë të specializuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka shkruar në Facebook se stërvitjet në doktrinat, konceptet, procedurat, taktikat dhe teknikat e zbulimit, kërkojnë shumë përgatitje psiko-fizike që komandot tona po i arrijnë me sukses.

“Falënderim dhe mirënjohje maksimale si gjithmonë për aleatët tanë, Mbretërinë e Bashkuar dhe forcat e saj”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Komandot tona stërviten për shkathtësi të zbulimit nga instruktorët e forcave britanike dhe instruktorët tanë të specializuar në Mbretërinë e Bashkuar.
Stërvitjet në doktrinat, konceptet, procedurat, taktikat dhe teknikat e zbulimit kërkojnë shumë përgatitje psiko-fizike që komandot tona po i arrijnë me sukses.
Falënderim dhe mirënjohje maksimale si gjithmonë për aleatët tanë, Mbretërinë e Bashkuar dhe forcat e saj./arbresh.info/
#StrongerTogether
?????

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme