Google ADS

Rama me kërkesë për Kosovën dhe Serbinë: Të vazhdojnë dialogun për të bërë paqe mes vete

19:43 | 29 Prill 2022
S D

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka kërkuar Kosovës dhe Serbisë të vazhdojnë dialogun për të bërë paqe mes vete.

“Paqja nuk bëhet me mikun, paqja bëhet me armikun. E në këtë rast, paqja bëhet me armikun e djeshëm. E që nuk është miku i sotëm i Kosovës, por janë aty. Është realitet që është aty, dhe nuk e ndryshon dot askush. Serbia po ashtu. Është në interesin e të dyja palëve, që të bëjnë paqen përfundimtare. Nuk diskutohet, tha Rama, në një konferencë për medie, së bashku me Komisionarin e BE-së për zgjerim e fqinjësi, Oliver Varherley.

Këtë koment ai e bëri derisa iu përgjigj gazetarëve në pyetjen se mos në Ballkan pritet një Ukrainë e dytë.

Ai pranoi se edhe historia e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, duhet të jetë mësim për procesin e intensifikimit të paqes.

“Të gjithë qasja e të gjitha kancelarive evropiane, qasjen e Brukselit, e të gjithë liderëve të Evropës, përfshirë SHBA-të, nuk e kam gjetur një që thotë se Kosova nuk duhet të ulet në dialog me Serbinë. E këta nuk janë njerëz që janë proserbë, as antikosovarë. Këta njerëz janë ata që përfaqësojnë shpëtimtarët e Kosovës”, tha Rama.

”Kosovën e kanë shpëtuar këto shtete, Shtetet e BE-së dhe SHBA-së. Se pa këto Kosova nuk do të ishte e pavarur, me gjithë respektin për UÇK-në. Aty ka patjetër qëndrime të ndryshme, por kjo është”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme