Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, pas vizitës së zyrtares së lartë të DASH, Karen Donfried, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se “kemi shumë punë për të bërë, por nëse punojmë bashkë, do të kemi sukses”.
“Kënaqësi të kishim Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, në një takim me qëllim përforcimin e demokracisë, mbrojtjes dhe marrëdhënieve në fushën e biznesit, integrimit europian, sigurisë energjetike, bashkëpunimit me Këshillin e Sigurimit kundër agresionit rus në Ukrainë”, shkruan Kim.
E shoqëruar nga i dërguari special i DASH për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar dhe ambasadorja Yuri Kim, Donfries takoi këtë të enjte kryeministrin shqiptar Edi Rama, ndërsa nga radhët e demokratëve u takuan me Jorida Tabakun, Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn, duke dhënë edhe njëherë mesazhin se amerikanët nuk e njohin Komisionin e Rithemelimin si organ drejtues të Partisë Demokratike.
Lufta ndaj korrupsionit ishte mesazhi kryesor i amerikanëve, por jo i vetmi./topchanel/
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë R...
Antidroga në Prishtinë gjen një sasi të kokainës dhe një rev...
Starlink në Kosovë, Kurti: Një hap i madh për infrastrukturë...
Kurti dhe Murati mbajnë konferencë për media
Gjuajti disa herë në ajër dhe e hodhi armën nga vetura, arre...
Drita pret Feronikelin ’74, në Suharekë luhet derbi i qyteti...