Zgjidhet kryetarja e re e Sindikatave të Shëndetësisë

17:18 | 29 Prill 2022
S D

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, ka njoftuar se kanë bërë përzgjdhjen e Komisioneve Punuese, atë Verifikues, Komisionin Kandidues dhe Komisionin Zgjedhor.

Nëpërmjet një komunikate për media, FSSHK, po ashtu njofton se pas verifikimit të delegatëve dhe përcaktimit të kuorumit të Kongresit zgjedhor, janë zgjedhur Kryetarja e FSSHK-së, Tevide Imeri, dy nënkryetarë të kësaj sindikate, Bajram Kryeziu dhe Blerim Delija, dhe kryetari i Këshillit Drejtues, Naim Sahiti.

“Me datë 29.04.2022 në ambientin e Hotel Venus-Prishtinë kanë vazhduar punimet e ndërprera të Kongresit të IV-të Zgjedhor të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të datës 07 Prill 2022.Pas konstatimit të kuorumit të delegatëve kryesia e punës ka vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku është miratuar Statuti i FSSHK-së në parim me vërejtjet e dhëna nga delegatët, pas kësaj është vazhduar me përzgjedhjen e Komisioneve Punes: Verifikues, Komision Kandidues dhe Komisioni Zgjedhor .Pas verifikimi të delegatëve dhe përcaktimit të korumit të Kongresit zgjedhor me 111 vota për pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Me datë 29.04.2022 në ambientin e Hotel Venus-Prishtinë kanë vazhduar punimet e ndërprera të Kongresit të IV-të Zgjedhor të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës të datës 07 Prill 2022.

Pas konstatimit të kuorumit të delegatëve kryesia e punës ka vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku është miratuar Statuti i FSSHK-së në parim me vërejtjet e dhëna nga delegatët, pas kësaj është vazhduar me përzgjedhjen e Komisioneve Punes: Verifikues, Komision Kandidues dhe Komisioni Zgjedhor .Pas verifikimi të delegatëve dhe përcaktimit të korumit të Kongresit zgjedhor me 111 vota për pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim për struktura udhëheqëse të FSSHK-së janë zgjedhur në këtë përbërje:

1.Kryetare të FSSHK-së Znj.Tevide Imeri

2.Nënkryetar të FSSHK-së Dr.Bajram Kryeziu

3.Nënkryetar të FSSHK-së Mr.Blerim Delija

4. Kryetar të Këshillit Drejtues Dr.Naim Sahiti

Kongresi i FSSHK-së mbylli punimet pas miratimit të rezolutave nga ana e delegatëve të pranishëm:

1. Rezoluta mbi migrimin e punëtorëve

2. Rezoluta për Komitetin e Gruas

3. Rezoluta për Komitetin Rinor

Gjatë javës së ardhshme do të bëhet pranim dorëzimi i detyrës ku më pas do të pasojnë aktivitetet e parapara sipas planprogramit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme