Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka njoftuar se kanë përfunduar punën në mbështetjen e hartimit të Kodit Civil.
Ai përmes një postimi në Twitter iu bëri thirrje deputetëve të Kosovës që miratojnë këtë Kod, duke thënë se mbron të drejtat e gjithë njerëzve në Kosovë.
“Sot shënojmë përfundimin e mbështetjes së BE-së për zhvillimin e drafit të Kodit Civil. Jam krenar që ne kemi një draft-kod që siguron të drejta për të gjithë njerëzit në Kosovë në përputhje me vlerat e BE-së. I bëj thirrje deputetëve që të miratojnë Kodin dhe të riafirmojnë mbështetjen e BE-së për zbatimin e tij”.
BE thotë se Kodi Civil, pasi të miratohet, do të garantojë të drejtat themelore dhe ndër të tjera, do të rregullojë çështjet e pronës, pronësisë, marrëdhënieve familjare, detyrimeve dhe trashëgimisë. Ai do të rrisë barazinë gjinore dhe do të nxisë zhvillimin ekonomik./arbresh.info/
Today marks the completion of the ?? support for the development of the draft ?? #CivilCode. I am proud that we have the draft Code that ensures rights for all people in Kosovo in line with #EU values. I call on MPs to adopt the Code & reaffirm ?? support for its implementation. pic.twitter.com/6IoGaRoDPN
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) April 29, 2022
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...