Rusia duhet të tërhiqe menjëherë trupat e saj nga Ukraina, sipas një deklaratë të kryeministres së Estonisë, sipas BBC.
Kaja Kallas tha se vendet perëndimore duhet të mbështesin Ukrainën që të fitojë luftën kundër Rusisë. Por theksoi se ruajtja e unitetit do të bëhet më e vështirë ndërsa lufta vazhdon.
Ajo tha se siguria europiane ishte e rrezikuar duke shtuar se të gjithë duhet të ecin me parimin se “problem i fqinjit tonë sot është problem ynë nesër.” Komentet e saj vijnë menjëherë pas deklaratës së Sekretares së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, e cila tha se forcat ruse duhet të largohen menjëherë nga Ukraina.
Por jo të gjitha fuqitë perëndimore ndajnë të njejtin mendim me Truss dhe Kallas.
Zyrtarët francezë dhe gjermanë kanë qenë më të kujdesshëm, në deklaratat e tyre.
/abcnews.al
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë