Google ADS

Clement Lenglet ka disa oferta nga Premier League

15:00 | 29 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Barcelona pritet t’i nënshtrohet një riparimi masiv në repartin ofansiv këtë verë. Është bërë e qartë se lojtarët si Samuel Umtiti dhe Clement Lenglet nuk janë mjaftueshëm të mirë për të vazhduar në Camp Nou.

Ata të dy pritet të largohen sezonin e ardhshëm dhe sipas Gerard Romero, Lenglet tashmë po tërheq interes nga klube të ndryshme të Premier League.

Gazetari i njohur pretendon se Lenglet ka marrë oferta nga shumë klube angleze dhe tani ësht ënën presion për të marrë një vendim për të ardhmen e tij.

Marrëveshja aktuale e Lenglet në Camp Nou nuk skadon deri në vitin 2026. Dhe megjithëse francezi në mënyrë ideale do të vazhdonte, paraqitjet e tij të dobëta e kanë bërë atë të bjerë pas Eric Garcia, Gerard Pique dhe Ronald Araujo në renditje.

Ish-qendërmbrojtësi i Sevilla ka startuar vetëm në pesë ndeshje në ligë këtë sezon. Roli i tij në ekip mund të zvogëlohet më tej sezonin e ardhshëm, pas ardhjes së pritshme të Andreas Christensen./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme