Mediat italiane bëjnë të ditur se futbollisti i Legia Varshavës, Ernest Muci, është një nga lojtarët për të cilët interesohet Napolit.
Futbollisti 21-vjeçar iu bashkua me Legian në shkurt të vitit 2021 dhe nuk është se ka arritur pritshmëritë që janë për të deri tani. Deri më tani, ai ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë një asistim në 33 paraqitje zyrtare.
Megjithatë, sipas mediave nga Italia, SSC Napoli ka shprehur interes për blerjen e lojtarit.
Kontrata aktuale e shqiptarit është e vlefshme deri në vitin 2025, çka do të thotë se klubit italian do t’i duhet të fusë dorën në xhep.
Faqja “Transfermarkt” e vlerëson Muçin plor 1.2 milion euro, por polakët natyrisht që do të dëshironin më shumë.
Muçi u përballë me mbrojtjen e Napolit në Ligën e Evropës këtë sezon, ku duket se aty ka rënë në sytë e skautëve italianë.
Gjatë ditëve të shkuara ka pasur lajme se edhe Armando Broja dhe Kristjan Asllani janë në radarin e Napolit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...