Rusia ka nisur provat për paradën e madhe ushtarake të festës kombëtare në vend, për 77-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.
Prova e parë ushtarake u zhvillua mbrëmjen e së enjtes në Sheshin e Kuq në Moskë. Ndërkohë sipas medieve të huaja është rritur frika se Putini do të kundërshtojë këshillat ushtarake për të kërkuar ‘sukses të shpallur’ në Ukrainë nga parada tradicionale e Ditës së Fitores më 9 maj.
Ndërkohë sipas zyrtarit britanik Ben Wallace Vladimir Putin mund të shpallë Luftën e Tretë Botërore brenda disa ditësh.
Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace ka paralajmëruar se diktatori rus mund të përdorë festimet tradicionale të Ditës Kombëtare të Fitores në Rusi më 9 maj, të cilat përkujtojnë fundin e Luftës së Dytë Botërore, për të thirrur trupat për një “luftë kundër nazistëve të botës”.
The Sun raporton se vlerësimi i Ben Wallace vjen pasi prezantuesja e televizionit rus shtetëror RT Margarita Simonyan tha se ka më shumë mundësi që Presidenti rus të nisë një sulm bërthamor se sa të lejojë që Rusia të humbasë luftën në Ukrainë./abcnews.al/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...