Rusia feston në 9 Maj përvjetorin e fitores ndaj nazizmit, ndërkohë që ekspertët vlerësojnë se me humbjen që po pëson ushtria ruse në Ukrainë, kreu i Kremlinit po bëhet gjithnjë edhe më i rrezikshëm.
Frika e liderëve botërorë është përhapja e luftës edhe në shtete të tjera krahas Ukrainës. Duke folur për “Business Insider” njëri prej ndihmësve të liderit të opozitës ruse Navalny, Vladimir Ashurkov tha se objektivi i radhës i Putinit janë Moldavia dhe Gjeorgjia.
Këtë të fundit Putinit e sulmoi në vitin 2008, ndërsa tani Rusia mban të pushtuar rajonin e Osetisë, ndërkohë që në Moldavi gjendet Transnistria, një rajon i shkëputur dhe që është i lidhur me Rusinë.
Më herët, disa raketa sulmuan antenat e një stacioni televiziv në Transnistria duke rritur frikën se konflikti mund të përhapet. /abcnews.al
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte