Distria Krasniqi është mposhtur në çerekfinalen e Kampionatit Evropian të xhudos që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Xhudistja kosovare u mposht nga francezja, Amandine Buchard, e cila është nënkampione olimpike në këtë kategori deri në 52 kilogramë.
Meçi ishte i barazpeshuar, duke shkuar në Golden Score. Aty, Distria Krasniqi u ndëshkua me kartonin e tretë të verdhë, çka bëri që ta humbte ndeshjen.
Distria Krasniqi do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku i duhet t’i fitojë dy ndeshje.
Në çerekfinale sot është kualifikuar edhe Flaka Loxha, e cila ka trajnere sot Majlinda Kelmendin.
Ajo do të garojë pas pak.
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...