Google ADS

Kuleba i drejtohet NATO-s: Ukraina hoqi dorë nga armët bërthamore për hir të paqes botërore, tani kemi nevojë për siguri

09:53 | 29 Prill 2022
Artan Maliqi

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba ka kërkuar garanci sigurie dhe ka kritikuar NATO-n për moshapjen e derës për anëtarësimin e Ukrainës, sipas një postimi në Twitter.

“Ukraina hoqi dorë nga armët bërthamore për hir të paqes botërore. Ne kemi trokitur dikur në derën e NATO-s, por ajo nuk u hap kurrë. Mungesa e sigurisë shkaktoi agresionin rus. Bota duhet ti garantojë Ukrainës siguri dhe ne kërkojmë nga shtetet të vendosin se cilat garanci sigurie janë të gatshme të ofrojnë,” theksoi Kuleba./abcnews.al/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme