Ermal Krasniqi për herë të tretë lojtari i javës në Superligën e Kosovës

09:46 | 29 Prill 2022
Lorik Gerbeshi

Futbollisti i Ballkani, Ermal Krasniqi është zgjedhur futbollisti më i mirë i javës në Superligën e Kosovës.

Për 24-vjeçarin, kjo është hera e tretë brenda këtij edicioni që e fiton këtë çmim, por herë e parë në stinorin pranveror. Ai është shpallur me i miri edhe në xhiron e dytë dhe të 11-të.

Krasniqi bëri paraqitje tejet të lartë në ndeshjen e javës së 31-të kundër Dritës, përballje të cilën e fituan me rezultat 3:2.

Ai ishte kreatori i golit të parë dhe realizatori i të tretit, i cili u shënua në minutat shtesë ta ndeshjes, duke qenë edhe përcaktuesi i fatit të asaj ndeshje, gol i cili edhe e afroi Ballkanit drejt titullit të parë kampion./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme