Këtyre ditëve pritet që së pari Shtabi i Krizës e më pas edhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut të deklarohen rreth rekomandimit të Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI) për heqjen e të gjitha masave anti-Covid. Ndryshe në vend ka gjithsej 503 raste aktive.
Për shkak të uljes së numrit të të infektuarve nga COVID-19, të mërkurën Komisioni për Sëmundjet Infektive rekomandoi heqjen e të gjitha masave kufizuese, përveç mbajtjes së detyrueshme të maskave në objektet shëndetësore, farmaci, transportin publik dhe shtëpitë e të moshuarve.
Po ashtu Komisioni u bëri thirrje qytetarëve që të respektojnë rekomandimet për mbrojtje dhe higjienë personale, si larja e shpeshtë e duarve, dezinfektimi dhe mbajtja e distancës./alsat/
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...