Google ADS

Kush ishte 23-vjeçari që u vra në Klinë, autorët qëlluan drejt familjes së tij kur dolën nga lokali

00:17 | 29 Prill 2022
Trina Galanxhi

23-vjeçari Fazli Hoxha mbeti i vdekur nga të shtënat me armë këtë mbrëmje në Klinë të Kosovës.

Ai sapo kishte dalë bashkë me familjen nga lokali ku kishin konsumuar darkën, kur disa persona nisën të qëllonin me armë drejt tyre.

Katër persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shoqëruar, njofton Policia e Pejës.

Mësohet se mes familjes së Hoxhës dhe autorëve ka pasur përleshje fizike, ku janë përdorur dhe shkopinj druri.

Dy persona të tjerë që mbetën të plagosur, ndodhen në spitalin e Pejës, në përkujdes mjekësor, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme