Ministri shqiptar në Qeverinë e Malit të Zi, Marash Dukaj e ka vlerësuar si datë historike për të gjithë shqiptarët zgjedhjen e Dritan Abazoviqit si kryeministër i këtij vendi.
Ai në “RTK Prime” ka thënë se zgjedhja e Abazoviqit përveç si një e arritur shqiptare është edhe një e arritur për vetë Malin e Zi, në aspektin e emancipimit të qytetarisë.
“Nëse do të kishte pyetur dikush para hiq më shumë se dy-tre vjetëve nëse do të kishim kryeministër shqiptarët nuk do të kishte besuar askush. Prandaj, ky është një lajm i shumë i mirë për shqiptarët, por edhe për Malin e Zi dhe komplet rajonin sepse Dritani ka raport të jashtëzakonshëm me të gjithë kryeministrat e rajonit dhe shtetet e BE-së e më gjerë”, ka theksuar Dukaj.
Ai ka thënë se atmosfera në punimet e sotme të Kuvendit të Malit të Zi ka qenë e rëndomtë, me opozitën e re proserbe e cila e ka bojkotuar seancën, teksa të gjithë të tjerët me një atmosferë të mirë dhe kolegiale e përfunduan me sukses procesin e zgjedhjes së Qeverisë së re.
Për herë të parë në Qeverinë e Malit të Zi krahas kryeministrit, shqiptarët do të përfaqësohen edhe me dy ministra.
“Unë do të jem në krye të ministrisë së Administratës Publike si dhe Fatmir Gjeka do të drejtojë ministrinë e Pakicave dhe të drejtave të njeriut. Kjo është hera e parë që përveqç kryeministrit shqiptarë kemi edhe dy ministra shqiptarë që përfaqësojnë subjektet shqiptare”, ka shtuar Dukaj.
Duke folur për prioritetet e Qeverisë Abazoviq, ai ka thënë se qëllimi primar i Qeverisë së pakicës është dalja nga situata në të cilën ndodhet Mali i Zi.
“Qeveria e kaluar e ka sjellë Malin e Zi në një bllokim total. Si rruga për t’u anëtarësuar në BE, ashtu edhe çdo aspekt tjetër kishte marrë një rrugë pa kthim. Kjo Qeveri sado që të zgjasë është për të debllokuar tërë administratën dhe sistemin, pasi edhe parlamenti ka kohë që ka qenë i bllokuar. E përsërisë, Dritani vjen nga një subjekt qytetarë me një vizion të qartë për integrimin e të gjithë popujve në Malin e Zi dhe ardhja e tij në krye të Qeverisë së Malit të Zi është triumf i shumëfishtë jo vetëm për shqiptarët, por më shumë për Malin e Zi, për qytetërimin e këtij vendi dhe integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian”, ka nënvizuar Dukaj.
Ai ka thënë se subjekti qytetarë që përfaqëson Abazoviq, URA, i takon të gjelbërve dhe ai tashmë është kryeministri i parë në Evropë që përfaqëson një grupacion të tillë. Për këtë arsye, sipas Dukajt zgjedhja e Abazoviqit në krye të qeverisë ka një dimension shumë të gjerë dhe në çdo aspekt shumë pozitivë.
Kabineti i Qeverisë së re të Malit të Zi do t’i ketë 18 ministri dhe katër zëvendëskryeministra.
Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother pas mesnatës – është ...
Nis raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve në Komis...
Arrestohet në Prishtinë burri që e ngacmoi dhe e përcolli nj...
Protesta me bllokim rrugësh/ Procedohen katër deputetë të PD...
Vdes i burgosuri në Istog, gjendja iu keqësua derisa po tran...
Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Prizren