Google ADS

Nikaj: Qytetarët e Kosovës, secili veç e veç kanë të drejtë ta padisin ZRRE-në

22:32 | 28 Prill 2022
L G

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Bernard Nikaj, ka thënë se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë ta padisin Zyren e Rregulloatorit të Energjisë.

Nikaj në Klan Kosova tha se ZRRE-ja nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me masën e përkohshme të tarifave të energjisë.

Ai theksoi se Zyra e Rregullatorit nuk e ka udhëzuar KEDS-in dhe KESCO-n që mos t’i aplikojë tarifat e reja deri në një vendim final të procesit gjyqësor.

“Unë besoj që secili qytetarë i Republikës së Kosovës pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me masën e përkohshme për tarifat e ZRRE-së, duhet ta padisë ZRRE-në secili veç e veç. Secili qytetarë i Republikës së Kosovës e ka të drejtën, ligjore dhe kushtetuese që ta padis ZRRE-në për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe përmes moszbatimit duke mos e udhëzuar KEDS-in dhe KESCO-n që mos t’i aplikojë tarifat e reja deri në një vendim final të procesit gjyqësor”.

Anëtari i kryesisë së PDK-së bëri me dije se kjo parti ka dorëzuar kallëzim penal ndaj anëtarëve të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Të ngjashme