Përfaqësuesi i lartë i politikes së jashtme të Bashkimit Evropian, (BE), Joseph Borrell ka uruar Dritan Abazoviçin për formimin e Qeverise së Malit të Zi.
Borrell me anë të një postimi në twitter, ka thënë se Mali i Zi është një partner i besuar dhe mezi presin të punojnë së bashku.
“Mirë se vjen qeveria e re e kryeministrit @DritanAbazovicnë Mal të Zi. Mezi presim punën tonë të përbashkët për përparim të prekshëm në rrugën drejt BE-së. Mali i Zi është një partner i besuar, i përafruar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së”, shkroi Borrell në Twitter.
Në seancën e Kuvendit të Malit të Zi në Cetinje, sot u votua Qeveria e pakicës e kryeministrit Dritan Abazoviq, me çka përfundoi mandati teknik tremujor i Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq, të cilit iu votua mosbesimi më 4 shkurt. / arbresh.info/
Welcome the new government of Prime Minister @DritanAbazovic in Montenegro.
Looking forward to our joint work for tangible progress on EU path.
Montenegro is a trusted partner, fully aligned with the EU’s foreign policy.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) April 28, 2022
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë